E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
A e meritonte Vuçiq gurin kokës?!
Koment nga Albeu.com

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, aq i debatuar nëse është progresist apo akoma mbetet nacionalist, gjithsesi e hodhi një hap përpara sot, teksa përkujtoi të vrarët në Srebrenicë.

Siç u raportua, Vuçiq, teksa donte të nderonte viktimat në Srebrenicë, u godit nga turma me një gurë në kokë.
Një lajm i tillë, edhe paksa “ekzotik” për nga vetë gjesti, u përhap me shpejtësi në mediat serbe, të rajonit, por edhe të botës.

Pas këtij gjesti, Vuçiq fitoi menjëherë statusin e “viktimës” në Srebrenicë dhe ai u përshëndet edhe nga shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Mediat serbe, sikundër edhe Mogherini e cilësuan Vuçiqin si “viktimë” në këtë rast.

Për këtë gjest, kishte komente nga ata që thoshin se këtë “atentat” me gur Vuçiqit ia kanë bërë njerëz të tijtë, që ai të paraqitet si “viktimë”, tezë që mbetet brenda konspiracionit, gjithsesi.

Pyetja që ngrihet është se a e meritonte Vuçiq gurin kokës?
Duhet pranuar se Vuçiq, ndryshe nga Nikoliq, i përket një brezi më të ri në moshë dhe se edhe ka ndryshuar paksa, e vështirë të besohet se është po ai nacionalist kaq “i egër” sa në kohën e luftrave në ish-Jugosllavi.

Por, Vuçiq si kryeministër i Serbisë, po ndjek politika represive.

Mund të ishte e pranueshme nëse në varrezat e viktimave në Srebrenicë do të shkonte një serb, që nuk kishte lidhje aspak me ngjarjen.

Por, Vuçiq në një mënyrë apo tjetër, ka dëshmi se e ka mbështetur, së paku genocidin, kur deklaronte më 1995 se “nëse NATO e vret një serb, Serbia do të vrasë 100 myslimanë”.

Gjithashtu, akoma sot, në Bosnje “bën ligjin” lideri i Republika Srpska, Milorad Dodik.

Pra, viktimizimi tejet mase i Vuçiq nuk është aq i pranueshëm.

Familjarët e viktimave të Srebrenicës e kanë plagën e hapur, pasi për to nuk është vënë drejtësi dhe sado të ketë ndryshuar, “djalli” i dikurshëm, ëngjëll sot, nuk mund të jetë.

Viktimat e Srebrenicës, përveçse u vranë, nuk mund të nderohen nga ata që së paku me propagandë ishin dje pro-vrasjes së tyre.

Familjarët e viktimave të Srebrenicës më shumë u shkelën, më shumë u vranë, më shumë u poshtëruan.

Sot, nuk janë të poshtëruar vetëm familjarët e viktimave të Srebrenicës, por e gjithë Bosnja, që është nën hijen e rëndë të një njeriu si Milorad Dodik, që si “udhëheqje” parasheh forcën.

Bosnja është e gjunjëzuar. Serbia akoma mban ndezur orekeset e saj të pandalshme. Në këto kushte, Vuçiq s’mund të jetë “viktimë”, asesi!.../Dionis Xhafa - Albeu.com/

Shtuar më 12/07/2015, ora 00:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori