Besart Berisha pensionohet nga futbolli (FOTO LAJM)

Besart Berisha e ka mbyllur me futbollin e luajtur pa i mbushur 37 vjeç. Sulmuesi, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe Kosovën, e mbyll me 177 gola të shënuar në karrierë dhe me rekordin si shënuesi më i mirë në historinë e A – Lague, me 142 gola të realizuar me fanellat e Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe Western United.

“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha dhe do t’i jap fund karrierës sime futbolliste. Ka qenë një periudhë fantastike. Mbaj mend që kur e nisa këtë lojë gjithmonë kisha një buzëqeshje në fytyrën time dhe sot po buzëqesh përsëri duke menduar të gjitha kujtimet e bukura që kam pasur në këtë lojë.

Në momnetin që nisa të luaj futboll, gjithmonë ëndërroja të bëhesha profesionist dhe do të doja të falënderoja Zotin që e bëri ëndrrën time realitet. Dua të falënderoj familjen time për mbështetjen dhe që ka qenë gjithmonë pranë meje. Dëshiroj të falënderoj të gjitha ekipet e mia:

Hamburger SV, Aalborg, Horsens, Burnley, Rosenborg, Arminia Bielefeld, Brisbane Roar, Melbourne Victory, Sanfrecce Hiroshima, Wester United, Prishtina dhe FSHF e FFK. Ju e bëtë këtë periudhë të jashtëzakonshme.

Mezi pres detyrat emocionuese që më presin së shpejti. Unë do t’i qëndroj besnik futbollit. 1000 herë faleminderit për kohën e kaluar së bashku, do ta mbaj gjithmonë në zemër këtë lojë të bukur”, shkruan Berisha në llogarinë e tij në “Instagram”. /h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Besart Berisha (@besartberisha08)


Shtuar 27.01.2022 13:19