Richarlison: Sipas Mbappe kombëtaret në Amerikën Latinë janë të dobëta? Provo e luaj në Bolivi

Pak muaj më parë, Mbappe deklaroi se futbolli i Amerikës së Jugut është prapa atij të Europës dhe prandaj edicionet e fundit të Botërorit janë fituar nga skuadra të Kontinetit të Vjetër.

Richarlison, kur u pyet për këtë çështje, u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

“Futbolli i Amnerikës së Jugut është shumë i vështirë. Për shëmbull. Të luash në terrenin e Bolivisë është shumë e ndërlikuar. Unë luajta një ndeshje me ekipin kombëtar dhe vuajtëm shumë për t’u përshtatur me ato.

Kushdo mund të flaës për atë që dëshrion, ashtu si në Amerikën e Jugut ka kombe të dobëta, siç thotë Mbappe, ka edhe në Europë”, tha sulmuesi i Brazilit/h.ll/albeu.com


Shtuar 19.11.2022 08:03