A do rriten testimet për COVID-19? ISHP hap tender për blerjen e kiteve
Instituti i Shëndetiti Publik parashikon blerjen e kiteve për kryerjen e testimeve për Covid-19 me një fond prej 50.5 mln lekë.

Ky dikaster ka hapur një tenderin, ku parashikon lidhjen e një marrëveshjeje kuadër me një operator ekonomik për një periudhë 1-vjeçare.

Instituti i Shëndetiti Publik parashikon blerjen e kiteve dhe materiale të tjera për manipulim në biologjinë molekulare për kryerjen e testimeve për Covid-19. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 50.5 mln lekë, ku kërkon lidhjen e një marrëveshjeje kuadër me një operator ekonomik për një periudhë 1-vjeçare. Sipas dokumenteve të tenderit, lidhja e kësja marrëveshjeje është zgjedhur si forma e përshtatshme për të siguruar furnizimin e nevojshëm, në kushtet kur Shqipëria është një treg i vogël, teksa mallrat e kërkuar do të importohen tregu i jashtëm për këta artikuj është shumë dinamik për shkak të pandemisë globale të Covid -19.

Megjithatë është e pamundur të përllogaritet sasia e kiteve që do të blihet me këtë fond të vënë në dispozicion, pasi deri më tani autoritetet nuk e kanë bërë asnjëherë me dije se cili është çmimi mesatar për këto material mjekësore. Për këtë arsye është e pamundur të parashikohet nëse do të ketë një rritje të numrit të testimeve për persona të dyshuar se janë infektuar nga COVID-19. Megjithatë hapja e këtij tenderi vjen pak kohë pasi, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino përmes një postimi në rrjetet sociale e vuri theksin te nevoja e testimit.

Sipas Binos, COVID-19 ndryshon nga sëmundjet e tjera infektive, për shkak të mungesës së shenjave tipike apo kur shumë individë nuk shfaqin fare shenja të infeksionit e ku rrugët e përhapjes se saj po saktësohen nga dita ne dite. Sipas saj, është pikërisht “kjo karakteristike e veçante dhe mënyra e përhapjes se saj me rruge ajrore tashme e njohur që e bën ketë sëmundje te veçante, ku testimi luan një rol te rendësishëm per t’i shërbyer per here qëllimit final që është marrja e menjëhershme te masave te kontrollit”.
Shtuar më 27/08/2020, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori