A do rikthehet karantina në Shqipëri? Flasin ekspertët
Sipas ekspertëve të shëndetit, rikthimi i karantinës do të ndodhë vetëm nëse numri i të prekurve me koronavirus do të kalojë shifrën 200 brenda 10 ditësh.

Epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku ka deklaruar se nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu për t'iu rikthyer karantinës.

Ndryshe nga vendet fqinje, të cilat po e marrin në konsideratë një rimbyllje, vendi ynë duket se nuk do të shkojë deri në një pikë të tillë.

Nga ana tjetër Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, theksoi faktin se edhe pse forca infektuese e virusit ka rënë, mesi i tetorit mund të sjellë një rritje të rasteve për shkak edhe të gripit sezonal.

Shtuar më 24/09/2020, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori