A do rikandidojë Veliaj për Tiranën? Çfarë paralajmëroi sot Rama (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.
Shtuar më 19/01/2019, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori