A do ketë arrestime për viktimat e tërmetit? Flet kryeprokurori
Ditën e djeshme, Olsian Çela mori zyrtarisht detyrën si Kryeprokuror i Përgjithshëm.

Abc News raporton nga Durrësi se Çela do të zhvillojë një takim me stafin e kësaj Prokurorie që po heton për shkeljet që janë bërë në ndërtesat që janë shembur, nga ndërtuesit apo edhe zyrtarët që kanë dhënë leje.

Ne nje deklarate per mediat, Kryeprokurori pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, lidhur me nisjen e hetimeve për tragjedinë që solli tërmeti tha prere se “përgjegjësia që do të mbahet do të jetë maksimale”.

Pyetur nga mediat nëse do të ketë arrestime për jetët e humbura nga shembja e ndërtesave dhe qindra të tjerë të lënduar, Çela ka thënë se për këtë do të vendosin prokurorët, por garantoi se nuk do të kursehet askush që rezulton i ngarkuar me përgjegjësi për gjithë sa ndodhi. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2019, ora 12:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori