A do ketë ndryshime të tjera në qeveri?
Sot në media ka pasur spekulime të shumta për ndryshime të tjera në qeveri. Burime nga Kryeministria bëjnë me dije se nuk do të ketë asnjë ndryshim të ministrave të Partisë Socialiste.

Pak më herët, Kryeministria, me anë të një reagimi të shkurtër ka zbardhur arsyet e dorëheqjes së Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.

“Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshem në parti.

Kryeministri e ka falenderuar Ministrin e Infrastrukturës e Transporteve, për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të". /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori