Temperaturat 40 gradë, meteorologia paralajmëron QERSHOR të nxehtë, por ja në cilat data freskohet moti

Jemi zyrtarisht në verë dhe temperaturat janë tipike të kesaj stine.

Të paktën deri në datën 8 qershor, temperaturat priten të jenë shumë të larta. Maksimumi pritet nga dita e shtunë deri të hënën tjetër. Pas datës 9 kemi një fresik të motit për disa ditë.

Pas datës 9 kemi një fresik të motit për 5-6 ditë.

Megjithatë muaji qershor pritet të jetë më i nxehtë se sa një qershor normal. Është pjesë e vijimit të viteve mjaft të nxehta në klimën globale sikundër edhe në territorin shqiptar.

Vera pritet me temperatura mjaft të larta.

10 ditëshi i parë i muajit qershor paraqitet mjaft i nxehtë dhe me temperatura të larta. Kryesisht mot i kthjellët dhe më pas kemi jo vetëm freskim të motit për një periudhë 5-6 ditore, por edhe prezencë të herë pas hershme të reshjeve në territor.

Edhe në 10 ditëshin e dytë të muajit qershor, nëse jo i gjithë territori, zonat malore të vendit do të kenë herë pas here vizita të sistemeve të vranësirave të cilat do të prodhojnë stuhi dhe rebeshe tipike të stinës së verës të cilat shoqërohen me breshër dhe shkarkesa elektrike, por do të jenë afatshkurtra.

Pritet që nga fundi i muajit termometri t’i afrohet 40 gradëve, gjë që nuk është normale dhe tipike e muajit qershor, lajmeron meteorologia Tanja Porja./albeu.com/