9-vjeçari me origjinë shqiptare në Britani ndërron jetë në shkollë në mënyrë të çuditshme
Djoloshi 9 vjeçar i cili gjeti vdekjen në Britani në rrethana mjaft të çuditshme rezulton të jetë me origjinë shqiptare.

Fëmija i quajtur Leo Latifi, ishte duke ndjekur një klub noti pas orarit mësimor, ku u zu nga një dollap me kyç të enjten mbrëma.

Ngjarja ndodhi në një shkollë në Great Baddow në Chelmsford. BBC shkruan se djali vdiq në spital.

"Është një nga ato aksidente të çuditshme, një në një milion dhe shkolla natyrisht është shumë e tronditur dhe shumë e pikëlluar," tha trajneri, Reverend David Cattle.

"Por unë mendoj se fëmijët kanë treguar një elasticitet të jashtëzakonshëm në mënyrën se si kanë përballuar me të," shtoi ai.

Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë ka thënë se po heton vdekjen e Leos së bashku me Policinë Essex.
Shtuar më 25/05/2019, ora 18:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori