80 mijë euro për të vrarë Lul Berishën, pse dështoi seanca gjyqësore për Ajetin
I pandehuri, Ahmet Ajeti, akuzohet si organizatori i një atentati ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005">2005.

Së fundmi Ajeti ka patur seancën gjyqësore e cila ka dështuar për herë të tretë, ku kësja herë ishte shkaku i mosparaqitjes së Lulzim Berishës në sallë.

Kujtojmë se Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg por së fundmi është kapur në Kosovë dhe ështa ekstraduar para 4 muajsh ku edhe ka kërkuar rishqyrtimin e dosjes së tij.

“Më 30 gusht të 2005">2005 Ahmet Ajeti dhe O. K., të porositur nga E. D., dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën ku dhe është vetëplagosur. Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit.

Pretendohet se është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005">2005 për të vrarë Lulzim Berishën. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori