8 vite burg nipave të ish-deputetit të PS
Pëlqej
Pas 29 seancash gjyqësore gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me 8 vite heqje liri.

Vendimi nga gjykata është dhënë ditën e sotme. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.

Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin. Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë.

Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.

Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.
Shtuar më 19/09/2018, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori