8 të vdekur për 3 javë, vrasjet makabre që nisën 2019-n në Shqipëri
Vrasjet janë akoma një plagë e thellë e shoqërisë shqiptare.

Ditën e sotme mbushen 20 ditë që ka filluar viti 2019, dhe aktualisht 8 persona kanë humbur jetën.

Të gjitha vrasje makabre dhe të tmerrshme, ky vit duket se ka nisur sërish me zymtësi dhe gjak.

ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë pas grindjes në familje, babai shqiptar në Athinë vrau vajzën e tij Anxhelinën dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.

Ndërkohë pak ditë më parë në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje.

Një shqiptar u vra në një burg në Athinë nga një grup të burgosurist.

Ndërsa vetëm 3 ditë më parë në Korcë u ekzekutua një 35 vjecar në Pogradec pas një konflikti me autorin./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori