8 marsi i parë pa nënën, Zanfina Ismaili ka një mesazh prekës (FOTO LAJM)

Kur të gjithë personazhet e njohura urojnë e u tregojnë mirënjohjen nënave në ditën e festës ndërkombëtare të gruas, një mesazh prekës vjen nga Zanfina Ismaili.

Këngëtarja e njohur humbi nënën disa muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, dhe ky është 8 marsi i parë i saj pa praninë e Monës.
Zanfina e cila është mërzitur shumë për nënën, ka një mesazh për të gjithë ata që ende i kanë në jetë nënat e tyre.

Duke publikuar një foto ku duket thirrja në telefon nga emri "Nënë" këngëtarja shkruan:

"Për ata që ende e shohin këtë në ekranin e telefonave të tyre duhet të jetën mirënjohës pasi është një mundësi e rrallë. Pranoje këtë telefonatë me dashuri, respekt dhe kujdes. Pasi që një ditë nuk të ketë rëndësi statusi që bëni, ju nuk do e shihni më atë asnjëherë"./Albeu.com/

Shtuar më 08/03/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori