Lewandowski flet për transferimin te Barcelona

Sulmuesi Robert Lewandowski ka komentuar transferimin nga Bayern te Barcelona.

Sulmuesi, me të mbërritur në Majorka, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse ishte i kënaqur që ëndrra e tij ishte realizuar.

“Po, jam i lumtur”, tha polaku.

Lewandowski do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Barcelona po zhvillon një turne parasezonal, duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës me klubin.

Siç është raportuar më herët , transferimi do t’i kushtojë Blaugranëve 45+5 milionë euro. /albeu.com/


Shtuar 16.07.2022 22:54