8 djemtë shantazhuan vajzën me video dhe e përdhunuan disa herë
foto ilustruese
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga përdhunimi i një të miture në Kavajë.

Vajza 13-vjeçare u përdhunua disa herë nga 8 djem të shkollës "Rilindja" në Kavajë.

Nga të dhënat bëhet e ditur se vajza kishte pasur më parë marrdhënie me njërin prej djemve i cili zotëronte një video intime të saj.

Më pas ai ka thirrur edhe shokët e tij (7 të tjerë) dhe nën shantazhin e videos e kanë përdhunuar.

Që prej nëntorit deri në janar vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me 8 adoleshentët në ditë të ndryshme dhe nuk ka treguar nga frika e videos që djemtë zotëronin.

Kanë qenë prindërit e vajzës që kanë zbuluar skandalin dhe kanë njoftuar policinë.

Ndërkohë sot Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në burg shtatë adoleshentë që abuzuan seksualisht me një 13-vjeçare të shkollës “Rilindja” të Kavajës, ndërsa një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim. /albeu.com/

Shtuar më 03/02/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori