757 të vdekur në Spanjë, nuk ndalet ritmi i frikshëm
Spanja ka raportuar 757 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, një rritje e lehtë nga 743 vdekjet e raportuara një ditë më parë.

Virusi tani ka marrë gjithsej 14,555 jetë në këtë vend, ndërsa 146,690 njerëz të tjerë janë testuar pozitiv, sipas ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reuters.

Këtë javë numri i përditshëm i vdekjeve është rritur me 5% në krahasim me rreth 9% një javë më parë. tha ministri spanjoll i Shëndetësisë të mërkurën.

“Ne kemi arritur kulmin e kurbës dhe jemi në një fazë ngadalësimi”, pohoi Salvador Illa në Parlament.

Shifrat e fundit vijnë mes spekulimeve se numri aktual i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Të dhënat e publikuara kohët e fundit nga autoritetet gjyqësore në Madrid, sugjerojnë që 6,600 njerëz më shumë se zakonisht vdiqën në dy javët e fundit të marsit, në krahasim me raportin zyrtar ku shënohen 3,500 vdekje të Covid-19 në rajon.

I pyetur vazhdimisht mbi këtë, ministri i Shëndetësisë në Spanjë argumentoi se kriteret e Spanjës renditen ndër më të rreptat në Evropë.

“Kushdo që testohet pozitivisht dhe vdes, llogaritet se ka vdekur për shkak të koronavirusit”, u tha Illa gazetarëve.

Shpjegimi i tij sugjeron që ata që kanë vdekur në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe rezidencat private – shumica dërrmuese e të cilëve nuk janë testuan për virusin – nuk janë përfshirë në të dhëna.

Ministria e Drejtësisë e Spanjës është përgjigjur duke kërkuar nga autoritetet gjyqësore që urgjentisht të dërgojnë të gjitha regjistrimet e varrosjeve dhe kremacioneve që kanë ndodhur që kur u vendosën masat emergjente në mes të marsit, sipas transmetuesit “Cadena Ser”.

Ministria e Shëndetësisë tha se në ditët në vijim do të fillojë testimin masiv mbi më shumë se 62,000 njerëz të zgjedhur rastësisht.

Shtuar më 08/04/2020, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori