73 vite nga bikinit e parë, historia e rrobave të banjos (FOT LAJM)

Bikini e parë janë zbuluar në Francë 73 vite më parë.

Ishte Louis Réard, një inxhinier francez, i cili gjithashtu kujdesej për dyqanin me të brendshme të nënës së tij, që krijoi për herë të parë rrobat e banjos që ekspozonin kërthizën.

Ai e quajti stilimin e tij ‘bikini’ dhe e zbuloi më 5 korrik 1946, pesë ditë pas testimit të parë të një bombë hidrogjeni në Bikini Atoll, SHBA, me shpresën për të pritur një 'reaksion shpërthyes komercial dhe kulturor'.

Ndërsa Europa me entuziazëm i veshi bikinit pas një lufte të gjatë botërore, Amerika nuk i pranoi bikinit deri në vitet 1960.

E para femër që guxoi të modelonte me bikini ishte Micheline Bernardini, pasi çdo modele që punësonte Réard hiqte dorë për shkak se rrobat e banjoës ishin shumë ‘ekspozuese’.
Shtuar më 02/08/2020, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori