Kush është "Juli i Pashakos" që policia i sekuestroi sot 70 mijë euro dhe një super makinë
Policia e Fierit ka sekuestruar shumën e konsiderueshme prej 70 000 euro dhe një automjet me vlerë 100 000 euro që dyshohet se janë përfituar nga Julian Sula në sajë të ushtrimit të aktivitetit kriminal.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi me iniciale J.S., merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe një automjet me vlerë rreth 100 000 euro.”- njofton Policia.

Pronari i parave dhe makinës luksoze është Julian Sula, i njohur gjerësisht si "Juli i Pashakos" është një emër mjaft i njohur për policinë.

37-vjeçari Julian Sula, ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës.

Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.
Shtuar më 02/10/2019, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori