Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka shkruan se pas 8 vitesh qeveri nga
Rama kostoja e
jetesës është
rritur.
Kryedemokrati thekson se ka ardhur koha për ndryshim dhe se Edi
Rama duhet të largohet, duke u zotuar se do të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
“Pas 8 viteve të dështimit të Ramës, pasi
kostoja e
jetesës është
rritur dita-ditës, ka ardhur koha për ndryshim.
Rama duhet të largohet, dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shkruan Basha në rrjete sociale.
Në video shfaqet një baba me vajzën e tij të përlotur që rrëfen se si e kishte të pamundur të blinte librat e shkollës për të bijën, ndërsa tregon se vazhdon të blejë me listë.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 13:21