7 të arrestuar e mbi 600 të gjobitur, vijon ndëshkimi i qytetarëve që thyejnë rregullat anti-Covid
Policia e Shtetit ka ndëshuar edhe sot të gjithë ata qytetarë që kanë shkelur masat anti-Covid.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, janë gjobitur me 3.000 lekë 649 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, janë shoqëruar komisariat në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me gjobë 10.000 lekë secili
Shtuar më 19/11/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori