"7 MARSI/ 250 shkolla u boshatisën për shkak të emigrimit"
Në ditën e festës së mësuesit ish-deputetja e Partisë Demokratik Dhurata Çupi ka zgjdhur të bëjë një pasqyrim të situatës në arsim ku sipas saj rreth 250 shkolla janë mbyllur për vitin 2018, për shkak të largimit të nxënësve dhe familjarëve të tyrë jashtë vendit.

Reagimi i ish-deputetes:

Boshatisen shkollat nga nxënësit dhe mësuesit. Vetëm në 2018 u mbyllen 250 shkolla

Shqipëria po zbrazet, nga mungesa e alternativës për të investuar e jetuar në këtë vend. Politikat e kësaj qeverie në 6 vjet kanë bërë që me mijëra të rinj e të reja të marrin rrugët e Europës, e po ashtu edhe me qindra intelektualë të braktisin profesionin e të marrin të njëjtën rrugë.

Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit. Sipas të dhënave të INSTAT sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30 për qind që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve, ndërsa numri I shkollave u reduktua me 35 për qind.

Afërisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Me politikat e mbrapshta të kësaj qeverie, Shqipëria po zbrazet. Ky është një fakt tronditës, ndaj të cilit duhen marrë masa për parandalimin një orë e më parë të kësaj zbrazje.

Partia demokratike ka programin e qartë dhe konkret edhe në fushen e arsimit për Shqipërinë dhe Shqiptarët.
Shtuar më 07/03/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori