Mero Baze zbulon pse nuk po reagon Rithemelimi për “PËRBINDËSHIN” në mes të Tiranës

Kulla prej 185 metrash që pritet të ndërtohet në qendër të Tiranës, e cila do të zhdukë përfundimisht hapësirën mes nëntëkateshve dhe TOB, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Por ajo që ra në sy më shumë se gjithçka, ishte mungesa e reagimit të Rithemelimit të drejtuar nga Slai berisah dhe PL-së së Ilir Metës.

Nga opozta reagoi vetëm Lulzim Basha në një postim në Facebook dhe deputeti Saimir Korreshi.

Heshtja e besnikëve të Sali Berishës, por dhe heshtja e shumë mediave në vend, e bëjnë edhe më të mjegullt situatën.

Por lidhur me këtë temë pak kohë më parë në një studio televizive ka folur gazetari Mero Baze, sipas të cilit kjo ëhstë kulla me të cilën Rama dhe mazhoranca blenë zgjedhjet e 14 majit dhe opozitën.


“Problemi që kam unë dhe që e kam me Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve, të cilët ashtu siç janë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, kanë një të metë themelorë, që shoqëritë si këto tonat, që duhet të ringrihen patjetër në luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta kenë, këta janë njerëz që e dinë që Berisha është hajdut familjarisht. E dinë që të birin e tij, mund ta arrestosh për pesë ditë, t’ia gjesh letrat, e dinë që dhëndri i tij ka privatizuar parkun, e dinë që Shkëlzeni ndërton në të gjithë Tiranën, nga Lalzi në Tiranë dhe e lejojnë, sepse kanë këtë parimin që shiko se ky na duhet të jetë në lojë, sepse na bën punë. Duke qenë ky në lojë, le të bëjë ca lekë, duke bërë ca lek ky ndihet i rëndësishëm, duke u ndjerë i rëndësishëm ky nuk ikën nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrimë në pushtet. Kanë bërë një llogari regresive, duket pak si konspiracion por është e vërtetë.

Nuk mund të them dot që Edi Rama nuk e di që Shkëlzen Berisha është ortak tek ai resorti që ka dhënë ky si investitor strategjik në Lalz… Nuk besoj dot që Edi Rama nuk e di që ai që ka marrë kullën 64 katëshe (në Tiranë), është i punësuar i Shkëlzenit… Okej nuk e ka emrin por e dimë se si funksionojnë, mund ti bësh nja dy provokime të vogla dhe ata të tregojnë vetë se kush janë dhe si funksionojnë. Dhe këta e dinë, por thonë le të bëjnë ndonjë lek.

Ndaj them që beteja ime me Berishën nuk është obsesionale, unë nuk kam obsesion ndaj Berishës por nuk e duroj dot këtë situatë që këta bëjnë sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vetëm që nuk ka ikur, por të gjithë këta të tjerët që më thonë mua që ke obsesion, luftojnë që Berisha të rrijë. Ky është problemi.

E mbajnë me idenë, na duhet ky, le të rrijë sepse ky nuk fiton më, është shkatërruesi i krahut të vet, mban një grusht idiotësh…

Atyre u duhet, por është një gjë regresive për shoqërinë, sepse duhet ta lësh garën të hapur dhe duhet ti japësh shansin shoqërisë që të dalin elementë opozitarë, që të jenë avant-garde. Unë e di që Edi Rama është më i zoti në këtë vend, por më i zoti akoma do të jetë nëse lejon që përballë tij të dalë një i zoti, por ai e ka bërë lojën që përballë Edi Ramës të jetë Saliu dhe tani Saliu e ka aset kombëtar.

Nuk është obsesion, por është një problem që nuk ka përfunduar Saliu, është një problem i pazgjidhur. Është i rëndësishëm tani, si shkatërrues i opozitës”, tha ndër të tjera Baze.

Por gazetari Baze ka bërë dhe një tjetër reagim në Facebook, ku shkruan se Kulla e familjes berisha nuk është ajo që shqiptarët dinin në Viçidol të Bajram Currit, por është kjo e reja në mes të Tiranës.

Postimi i Bazes:


Shtuar 6.08.2023 23:12