Në Korçë gjatë natës ka pasur reshje dëborë me intensitet, kryesisht në orën 19:00-02:00.
Reshjet e dëborës janë shoqëruar edhe me erë të fortë në zonat malore,
ndërsa trashësia ka arritur nga 10 cm-20 cm.
Ndërkohë për shkak të reshjeve të borës u punua nga borëpastrueset për mirëmbajtjen e akseve
rrugore.
Po ashtu edhe
temperaturat vazhduan në ulje,
ndërsa në
orët e para të mëngjesit
temperaturat arritën deri në -7 gradë.
Kalimi i mjeteve në akset
rrugore në
orët e paradites rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 08:31