650 kg kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, dhe një person ka përfunduar në pranga.
Sasia e kanabisit, është zbuluar në Fushë-Dukaj në Tepelenë gjatë një aksioni blic të ndërmarrë nga Drejtoria e Policisë së
Gjirokastrës në orën 15:30 minuta.
Nga informacionet paraprake, mësohet se i arrestuari quhet Zeman
Kordha.
Gjithashtu bëhet me
dije se është arrestuar dhe djali i shtetasit Zeman
Kordha, ndërsa është shpallur në kërkim djali tjetër Delo
Kordha.
Policia e
Gjirokastrës është vënë në ndjekje të personit të dytë.
Bëhet me
dije se një pjesë e mirë e kanabisit gati 300 kg, ishte e destinuar për t’u trafikuar me gomone drejt Greqisë apo destinacioneve të ndryshme me rrugë detare. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018,
ora 22:39