4 shenjat e zodiakut që kanë shumë mundësi të qëndrojnë beqare

Të gjithë e kemi një beqar në shoqërinë tonë që shpesh përfundon së bashku me një çift, sepse ku do të shkojë tjetër? Nuk është se nuk duan të jenë në një lidhje, por sa herë që janë lidhja ose mbaron brenda pak muajsh ose përfundojnë duke urryer partnerin.

Sipas astrologjisë janë 4 shenja të zodiakut që kanë gjasa të qëndrojnë beqare.

Dashi

Dashi është i vetmuar. Ka të ngjarë të qëndrojnë beqarë për pjesën më të madhe të jetës për shkak të pritshmërive të larta dhe pamundësisë për të krijuar një lidhje të mirë me një person. Pa marrë parasysh se sa shumë përpiqen mjaftn një atmosferë negative me një person dhe ata ndahen. Ata duan të jenë në një lidhje, por shpesh përfundojnë duke u larguar pasi gjithmonë e gjejnë një arsye.

Gaforrja

Një Gaforre, gjithashtu, ka të ngjarë të qëndrojë beqar për një kohë të gjatë. Ata japin shumë në një marrëdhënie dhe paaftësia e personit tjetër për të reaguar të njëjtën mënyrë i bën të heqin dorë nga lidhja. Ndihen të tradhtuar kur partnerët i marrin si të mirëqenë.

Akrepi

Një Akrep nuk mund ta mbajë një lidhje për më shumë se gjashtë muaj. Ata do të preferojnë më mirë një ndarje sesa të kalojnë kohën dhe jetën e tyre me një person për të cilin nuk janë shumë të sigurtë. Akrepat janë romantikë e të guximshëm, por kanë vështirësi të përshtaten prandaj me shumë mundësi zgjedhin të beqarë për pjesën më të madhe të jetës së tyre.

Demi

Shumica e njerëzve me këtë shenjë të horoskopit duan të jenë dominantët në një lidhje dhe nëse nuk mund të jenë do të preferonin beqarinë. Një Dem dëshiron që gjërat të bëhen në mënyrën e tyre dhe është e vështirë për ta të gjejnë një partner që do t’i përshtatej këtij kriteri. Kjo është pse ata janë të lumtur që janë beqarë dhe nuk do ta kenë problem të presin gjysmën e tyre më të mirë.


Shtuar 24.12.2021 17:41