FOTO LAJM/ Sistemi lë në baltë edhe Celibashin, shkon të votojë por “nuk e njohin”

Pavarësisht se taksapaguesit shqiptarë kanë paguar dhe paguajnë prej vitesh miliona euro tendera të organizuara nga KQZ me qëllim përmirësimin e infrastrukturë elektronike të qëndrave të votimit, pikërisht në ditën kur ato duhen, një pjesë e mirë nupunojnë.

KQZ njoftoi më herët se 10% e pajisjeve të identifikimit elektronik në të gjithë vendin kishin probleme duke i detyruar që të urdhëronin vijimin e votimit duke i regjistruar qytetarët me regjistër si 20 vite më parë.

Ironia ishte se edhe vetë Kryekomisioneri Celibashi u përball me këtë problem duke bërë që të priste ne qendrën e votimit pasi nuk punonte pajisja.

Informojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik.

205 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale na tregojnë se pajisja s’mund të marrë në kohë reale informacion prej tyre. Janë 532 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, ose të gjitha këto qendra PEI nuk funksionon, por është një e dhënë që nuk e kemi. Po komunikojmë me këto qendra, për të ditur nëse aty procesi është duke u zhvilluar me PEI apo manualisht.

Janë 532 që presupozet në rastin më të keq se identifikimi nuk po bëhet përmjes pajisjes PEI. Jemi përpjekur të korigjojmë për aq sa ka qenë e mundur për të ndryshuar situatën”, tha Celibashi më herët teksa urdhëroi vijimin e regjistrimit të votuesve me regjistër.


Shtuar 14.05.2023 10:52