Grubi: E kam lexuar draftin e Ramës për Asociacionin, e përkrah plotësisht

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka komentuar draftin për Asociacionin, të cilin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ua ka dorëzuar ndërkombëtarëve.

Grubi ka thënë se iniciativa e kryeministrit Rama i hap rrugë shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.

“E lexova draftin, kisha komunikime dhe me autoritetet në Shqipëri dhe jap përkrahje të plotë për çdo përpjekje për të tejkaluar këtë situatë të krijuar në veri të Kosovës, por edhe midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete, por edhe midis Kosovës dhe bashkisë ndërkombëtare dhe veçanërisht SHBA-ve në rrethanat e reja të krijuara. Çdo iniciativë dhe nismë mbi të cilën mund të ndërtohen marrëveshje të mëtejshme është e mirëpritur. Përgëzoj kryeministrin Rama për gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme. Për ne zgjidhja e vetme është njohja reciproke mes dy shteteve dhe këtë e përkrahim dhe ky është qëndrimi ynë shtetëror”, ka deklaruar Grubi.


Shtuar 11.06.2023 11:04