549 mijë euro nga shitja e 4 apartamenteve, por Meta ruan vilën luksoze në Gjirin e Lalzit (FOTO LAJM)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të dhënat zyrtare nga ILDKPI tregojnë se çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përfituan rreth 549 mijë euro gjatë viti nga shitja e katër apartamenteve.

Sipas të dhënave, rezulton se tre apartamente në total kapin shumën e 204 mijë eurove, ndërsa apartamenti tjetër 345 mijë euro, nga të cilat 100 mijë janë arkëtuar në vitin 2016, ndërsa 245 mijë në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, këto nuk janë pronat e vetme të Metës dhe Kryemadhit.

Në një emision të disa kohëve më parë bashkëshortja e tij, Monika Kyremadhi në një intervistë të dhënë ka treguar pamjet e vilës luksoze së familjes Meta në Gjirin e Lalësit.

Vila ka një hapësirë plot 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma të sjella me helikopter, 11 tualete, (njëri specifik për nevojat personale të maces), si dhe mobilje që kanë kushtuar 400 mijë euro.

Familja Meta e përdor këtë shtëpi vetëm për fundjava, pasi ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e Bllokut.

Vila të ngjashme kanë djali i ish-kryeministrit Berisha si edhe kryeministri aktual, Edi Rama. Vila e Shkëlzenit ndodhet në Farkë, kurse ajo e Ramës, në Surrel dhe ka një stil krejtësisht të ndryshëm arkitekturor. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori