52 vjeçari dha fund jetës nga Sanatoriumi, flet drejtori i spitalit
Drejtori i spitalit të Sanatoriumit, Perlat Kapisyzi ka folur rreth ngjarjes së rëndë ku 52-vjeçari Preng Gjonaj i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i spitalit.

Kapisyzi u shpreh se pacienti ishte shtruar në spital që prej datës 25 Tetor, ndërsa nuk kishte shfaqur probleme psikologjike.

Drejtori i Sanatoriumit u shpreh se kjo ishte një ditë shumë e rëndë dhe për vetë stafin mjekësor, ndërsa gjeti rastin ti shprehte ngushëllimet familjarëve të Gjonajt.

Fjala e drejtorit
“Sot në orën 3 te mëngjesit, ka ndodhur nje ngjarje e rëndë që na ka tronditur pa masë të gjithëve: mjekët, infermierët në shërbim por edhe të gjithë stafin e spitalit tonë që bën një luftë heroike çdo ditë për të shpëtuar jete.

52-vjeçari ishte shtruar në datë 25 Tetor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni shume te rende, të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2. I jane kryer menjehere te gjitha ekzaminimet radiologjike, laboratorike, është vendosur ne mjekim sipas te gjitha protokolleve bashkekohore, duke mos i munguar ne asnje moment sherbimi dhe perkujdesi mjekesor dhe infermieror.

Ne emer te stafit te spitalit qe une drejtoj, shpreh dhimbjen e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta familjareve te 52 vjecarit qe i dha fund jetes. Sipas të dhënave te disponueshme gjate kohes se qendrimit ne spital pacienti nuk ka manifestuar shenja të çrregullimeve psikologjike si në momentin e shtrimit edhe gjatë terapive te mjekimit.

Ky është një moment i vështirë për ne. Kjo është një ngjarje e hidhur per spitalin tone, dhe se bashku me organet kompetente do punojme per zbardhjen e kesaj ngjarje. Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do te vijojë të jetë në shërbim 24 orë, për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë. Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë moment të vështirë për të gjithë ne”.

I pyetur nga ana e gazetarëve nëse do të merren masa shtesë për pacientët në Covid 2, pas tre rasteve të vetëvrasjes, Kapisyzi refuzoi që të përgjigjej, duke thënë se kërkonte që të respektonte dhimbjen e familjarëve, dhe të mos shprehej asnjë fjalë më tepër.
Shtuar më 01/11/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori