52 ekstremistë u shpallën "non grata", Greqia i kërkon llogari Shqipërisë
Pëlqej
Zv/ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, doli përpara mediave për të njoftuar se 52 shtetas grekë janë shpallur “non grata” pas incidenteve në varrimin e Kostandinos Kacifas në Bularat.

Pas kësaj deklaratë ka ardhur dhe një reagim nga Ministria e Jashtme greke.

KJoe fundit ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare. Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 23:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori