I dolën sheshit mesazhet me Nikollën dhe Manjën, reagon Noka: Unë nuk kam bërë pazare që të më fusin gruan në punë

Flamur Noka nga Komisoni i Rithemelimit ka reaguar pas publikimit të mesazheve ku komunikonte në Ëhasapp me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për t’i dhënë fjalën Sali Berishës.

Përmes një postimi në Facebook, Noka shkruan se Shoqata e Bravave (PD zyrtare) me ndërmjetës pengub e Kapllan Pallateve (Enkelejd Alibeajn) kanë bërë statuse kundër tij.

Noka thotë se me Nikollën ka folur për t’i kërkuar që t’i jepte fjalën Berishës në Kuvend, ko për të bërë pazare t’i fusin gruan në punë.

“Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve  te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam  bere e as bej  biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo media qe ju ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha .Sms e tregon qarte.  Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar.  Nuk kam bere pazare qe te me fus ne pune gruan sic i ka kerkuar  pengu i pallateve te 5 Majit .Flamur Noka i ka kerkuar te rrij larg pazareve Rama-Brava ne Diber .Jua thote vete ai pse debatuam. Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit ,gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava

Ditet ne vazhdim do tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve e kush perfitoi e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava”, shkruan Noka./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 16:37