500 milion lekë për 20 stola me prizë në Vlorë, qytetarët "masakrojnë" Dritan Lelin në Facebook (FOTO LAJM)
Pëlqej
Bashkia e Vlorës ka vendosur 20 stola kundrejt një kostojë prej 500 milionë lekësh në shëtitoren e qytetit, por ky veprim ka ngjallur jo pak reagime në rrjetet sociale.

"Ne s'kemi ujë në lagje të qytetit ky vendos stola inteligjent"., - shkruan një qytetare, kurse të tjerë thonë se sikur të kushtonin më pak për njësi dhe të vendoseshin më shumë stola në të gjithë qytetin dhe jo vetëm 20 të tillë.

Përllogaritet që kostoja e një stoli të jetë rreth 18 000 euro, një shifër mjaft e kripur kjo për buxhetet e bashkive shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori