500 mijë euro vjedhje, çfarë u vendos për "skifterin" shqiptar
Gentian Duraku është një nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentian Durakun.

Ky i fundit është pjesë e grupit të struturuar kriminal që kryen 51 grabitje në Gjermani. Abcneës raporton se Duraku ishte i pranishem në seancë.

Gentian Duraku është njëri prej 40 të pandehurve për grabitje, i njohur edhe si “skifter”. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Dy anëtarët e tjerët të grupit Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj janë dënuar në Gjermani.
Shtuar më 14/01/2020, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori