50 mijë banorë prej 24 orësh pa ujë të pijshëm, gjendje alarmante në Fushë-Krujë
Pëlqej
Një gjendje alarmante raportohet nga qyteti i Fushë-Krujës, ku thuhet se prej më shumë se 24 orësh e gjithë zona përfshirë edhe fshatrat përreth, nuk ka ujë të pijshëm.

Shkaku i kësaj situate sipas ujësjellësit të zonës, është një defekt në sistemin e pompimit në fshatin Hasan.

Siç raportohet këto defekte e probleme në pompat që furnizojnë 50 mijë banorët e Fushë-Krujës me ujë kohët e fundit janë bërë të shpeshta dhe banorët përballen me mungesën e ujit pa asnjë paralajmërim.

Ndërkohë nuk dihet se deri kur Fushë Kruja do të jetë pa furnizim me ujë të pijshëm. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori