5-Vjetori i Pavarësisë, Kuvendi në seancë solemne
Në festimet e 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Kuvendi zhvilloi një seancë solemne. Në hapje të kësaj seance u ekzekutua himni i shtetit, ku e gjithë salla ishte në këmbë me përjashtim të deputetëve të Vetëvendosjes.

Në seancë, veç deputetëve aktualë dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës, morën pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, si dhe ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ministri i Mbrojtjes, kreu i PS, ishin ndër pjesëmarrësit e seancës solemne.

Kreu i parlamentit, Jakup Krasniqi shprehu kënaqësinë e veçantë për hapjen e kësaj seancë solemne në shenjë të 5 vjetorit të pavarësisë.


"Pas përpjekjes një shekullore të lirisë, Kosova me 17 shkurt 2008 me koordimin ndërkombëtar, u shpall shteti i pavarur sovran. Drejtësia e luftës dhe idealet e larta që e udhëhoqën ato i dhanë legjimitet Kosovës si shtet i lirë, sovran dhe demokratik. Shpallja e pavarësisë është njohur nga shtet lidere të botës. Kosova ende nuk është pjesë e barabartë e iniciativave ndërkombëtare, ajo mbahet pa të drejtë jashtë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe iniciativave të tjera", u shpreh Krasniqi.

Por ndërkohë, kryeparlamenti i Kosovës shprehu gadishmërinë e këtij shteti për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, madje edhe me Serbinë, por jo në dëm të integritetin të saj.

Edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka dashur që vëmendja të jetë pikërisht mbi ata që aq shumë dhanë për vendin.

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga i është drejtuar veriut të vendit në pjesën më të madhe të fjalës së saj, e sidomos qytetarëve serbë në zonë.

Sipas saj, serbët e Kosovës duhet të respektojnë institucionet e Kosovës, si i vetmi kusht i bazuar në Kushtetutë, pasi respekti i ndërsjelle si dy shtete të pavarura do bëjë të mundur afrimin me BE-në.

E si për ta bërë dhe më të qarët këtë ide ajo u është drejtuar atyre në gjuhën serbe.

Ndërsa Kryeministri Thaçi ka kujtuar dhe njëherë ata që më shumë kontribuuan që Kosova të ishte shteti që është sot.

Edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ka falenderuar ndërkombëtarët që mbështetën lirinë e Kosovës, paralajmërimin për njohjet që do të pasonin. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori