5 të vrarë në 7 ditë, jemi kampion! Berisha nxjerr shifrat
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotografitë e pesë personave të vrarë gjatë javës së fundit në vend duke theksuar se jemi kampion në Europë sa i përket ekzekutimeve.

Për ish-kreun e PD ky bilanc krahasohet vetëm me vende si Afganistani apo Libia.

Sipas tij, në të gjithë Europën janë vrarë në një javë tre veta, ndërsa vetëm në Shqipëri janë 5 vrasje në shtatë ditë.

“5 të vrarë në 7 ditë në Shqipëri! 3 në gjithë Europen pa Shqiperine!

Ngushellime te ndjera per familjet e tyre. Miq, Shqiperia sot mund te krahasohet vetem me Afganistanin ose Libine. Ajo mbylli javen me pothuaj dyfishin e te vrareve te te gjithe Europes.

Në dy raste vrasesit u dorezuan vet, ndersa ne tre rastet e tjera ata u larguan ne drejtim te paditur se kishin pune, ishin delegate ne kongresin e suksesit te partise te sojit te tyre.

Kurse narkopolicia mori nga reanimacioni madje me serum per ne komisariat protestuesin armik.

Java me 5 të vrarë u mbyll me Kongresin e suksesit te partisë se pushtetit te krimit. Suksese! Sb”, shkruan Berisha.
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori