5 të dyshuar shqiptarë testohen për koronavirusin, rezultuan negativë
Koronavirusi vazhdon akoma në marrë jetë në të gjithë botën.

Në Shqipëri janë testuar 5 persona që dyshohet se kishin koronaviurs por dyshimet kanë kanë rezultuar negative.

Në një informacion të përditësuar të para disa minutave, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Shqipëria është deri sot e paprekur nga koronavirusi i ri edhe pas përfundimit të testimit të 5 rasteve të reja.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri.

Duke ju ftuar t’i referoheni burimeve zyrtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

Shtuar më 28/02/2020, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori