5 sekretet që qëndrojnë pas shkëlqimit të përjetshëm të Jennifer Lopez (FOTO LAJM)

Duket se vitet për Jennifer Lopez kanë ndalur pasi vazhdon të shfaqet gjithmonë në super formë. Por për të patur linja perfekte, divës së muzikës i është dashur shumë punë. Këngëtarja ka pozuar për numrin e ri të revistës “Elle”, ku dhe ka ndarë sekretet e kujdesit për lëkurën dhe trupin.

Pesë gjërat që e bëjnë atë ‘rinore dhe të përjetshme’ janë gjumi, kremi kundër diellit, serumet, suplementet dhe jetesa e shëndetshme. Qasja e saj ndaj kujdesit të lëkurës, në të cilën përfshin dhe ekstraktin e ullirit, një përbërës kryesor tek produktet e “JLo Beauty”.

Ajo shpjegoi se nëna dhe tezja e saj i mësuan benefitet e vajit të ullit për flokët dhe lëkurën. “Disa prej nesh kishin flokë më të thatë dhe përdornin vaj ulliri. Pastaj në fytyrë dhe të nesërmen, pamja jote dukej sikur ishte 10-vjeç”, shtoi më tej ajo për revistën.

Shtuar më 16/01/2021, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori