5 prioritetet e BE sjellin komisionerin Hahn në Tiranë
Pesë prioritetet e BE do të sjellin në Tiranë Komisionerin e Zgjerimit në Bashkimin Europian, i cili do të mbajë takime me Bashën dhe Xhafën.

Johannes Hahn do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, për t’u takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur 5 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kërkesa kryesore e Brukselit është realizimi i reformës në drejtësi, për të cilën është angazhuar fort edhe ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu.

Mësohet se të mërkurën në mëngjes, Hahn do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa pasdite ka një takim me Fatmir Xhafën, kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2016, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori