5 pacientë në gjendje të rënduar, si është situata në dy spitalet-karantinë
25 raste të reja me Covid-19 kanë dalë sot në Shqipëri.

Ministria e Shendetesise njoftoi sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.

5 pacientë janë në terapi intensive në gjendjerënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion”- beri me dije ministria.

Kujtojme se deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shtuar më 21/04/2020, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori