5 muaj në arrati, si u la i lirë i fejuari i Elvana Gjatës
Ervin Mata vetëm dy ditë nga dorëzimi i tij në policinë e Tiranës, mësohet se është lënë i lirë nga gjykata.

Edhe pse prokuroria ka kërkuar arrest me burg, gjykata ka dhënë vetëm detyrim paraqitjeje për biznesmenin Mata.

Vetë i fejuari i këngëtares Elvana Gjata nuk ishte i pranishëm në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë, por përfaqësohej nga avokati i tij, Alban Bengasi.

Kujtojmë se Ervin Mata ishte shpallur në kërkim që prej muajit Tetor, ku në zonën e ish-bllokut pati një përplasje me armë ku mbeti i vrarë një përson dhe u plagosën dy të tjerë.

Tashmë për ngjarjen dhe vrasjen e ndodhur i dyshuar kryesor mbetet komandoja Mervjol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori