Pamje nga “Air Albania”, Berisha dhe Meta çelin sot fushatën, kush do ta marrë fjalën i pari

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Takimi mbahet në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania” dhe siç shihet nga fotoja më poshtë, përgatitjet kanë nisur.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Detaje janë mësuar nga organizimi. I pari që flet është kandidati për kryetar për Bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, dhe i fundit Sali Berisha. Ilir Meta do të flasë para Berishës.

Kujtojmë se Partia Socialiste e ka çelur fushatën 3 ditë më parë në Sheshin Skënderbej, duke mbjellur pemë, pasi ka premtuar se disa nga paratë e fushatës do të shkojnë për mbjellje pemësh.

PS gjithashtu prezantoi dhe sloganin e fushatës, e cila është: “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”./albeu.com

 


Shtuar 15.04.2023 11:38