5 milion euro për respiratorë të prishur, arrestohet kryeministri boshnjak dhe një zyrtar tjetër
Dy zyrtarë të lartë të shtetit në Bosnjë-Herzegovinë dhe një pronar i një kompanie private, kanë përfunduar në pranga për shkak të dyshimeve për një aferë korruptive.

Bëhet fjalë për një fond të përdorur për të blerë ventilatorë nga Kina për pacientët me COVID-19, të cilat nuk kanë funksionuar.

Mediat boshnjake tregojnë se të arrestuarit u përfshinë në një skandal me rreth 5 milion euro (5.5 milion dollarë amerikanë).

Të tre po hetohen për pastrim parash, mashtrim, përvetësim të fondeve të shtetit dhe krime të tjera ndërkohë që Fadil Novalic, kryeministri federal, Fahrudin Solak kreu i mbrojtjes civile dhe biznesmeni Fikret Hodzic janë marrë në pyetje nga prokuroria.

Ndërmarrja ishte e njohur për përpunimin e frutave dhe quhej Silver Raspberry, ndaj për këtë arsye u ngjallën edhe më shumë dyshimet.

Shtuar më 29/05/2020, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori