5 ditë luftime, dhjetra të vdekur, Turqia thërret urgjent ambasadorin e SHBA-ve
Forcat e ushtrisë turke gjetën trupat e 13 qytetarëve të marrë peng dhe më pas të ekzekutuar gjatë një operacioni ushtarak gjatë ditëve të fundit nga terroristët e PKK-së ne lindje te vendit.

Sipas mediave lokale, gjithçka ndodhi pasi ushtria turke kreu një operacion në zonat ku ka prezencë të PKK-së në lindje duke vrarë më shumë se 50 militanthë kurdë, raporton albeu.com. Luftimet zgjatën 5 ditë.

Gjatë këtij operacioni u gjetën edhe trupat e 13 turqve të vrarë.

Në lidhje me këtë reaguan edhe SHBA-të duke theksuar se "dënonin ngjarjen e rëndë nëse 13 turqit ishin vrarë vërtetë nga terroristët e PKK-së".

Kaq është dashur që Minsitria e Jashtme e Turqisë të thërrasë në takim urgjent ambasadorin amerikan në Ankara, ndërsa Erdogan ka shpërthyer në akuza ndaj SHBA-ve duke theksuar se ata po qendronin pas grupeve terroriste siç ishte PKK.

"Ju thatë se nuk jeni pranë PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste. Në fakt ju keni qenë pranë dhe pas tyre. E kemi parë se si keni furnizuar me armë dhe tanke terroristët në Irakun e Veriut", tha Erdogan duke theksuar se SHBA-të ose duhet të jenë më aleatin e NATO-s, Turqinë ose me terroristët. /albeu.com
Shtuar më 15/02/2021, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori