48 vjeçari njihej si pijanec, del ekspertiza mjeko-ligjore e 5 vjeçares të ngacmuar seksualisht nga komshiu
Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e 5 vjeçares në Berat, ku sipas mjekëve ka rezultuar se e
mitura kishte shenja të ngacmimit
seksual, që sipas tyre nuk ishin finalizuar.
Ngjarja tronditëse është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit, ku ka qenë familja e vogëlushes që ka denoncuar ngacmimin
seksual që i është bërë vajzës së tyre.
Mësohet se e
mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar që rezulton të jetë i njohur nga
banorët e
lagjes si pijanec.
Po ashtu, ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e
lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri tani askush nga
banorët e
lagjes “Barrikadë” nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj, pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi
seksual.
Pasi e
mitura është marrë në pyetje, në prani të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Shtuar më 19/06/2020,
ora 15:40