438 të infektuar dhe 9 viktima nga COVID-19 në Greqi
Greqia vijon të ketë shifra nga më të lartat në rajon të COVID-19. 438 raste të reja dhe 9 viktima janë regjistruar së fundmi, pak më pak se një ditë më parë.

Ende në Greqi vijon të mbetet problem rajoni më i populluar, Atika ku ndodhet dhe Athina që mbart infektimet më të mëdha.

84 pacientë janë të intubuar në spitalet greke teksa viktimat në total kanë shkuar në 509 vetëm nga COVID-19 zyrtarisht.
Shtuar më 18/10/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori