41 mijë euro në kufi, shqiptari i kishte fshehur për t’i çuar ilegalisht drejt Greqisë
Një shqiptar është proceduar penalisht pasi akuzohet se E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, po udhëtonte drejt Greqisë me 41 mijë euro në makinë, të padeklaruara.

Paratë ishin fshehur në pjesën e brendshme të automjetit dhe tashmë janë sekuestruar.

Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen nga Policia Kufitare 41000 euro.

Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P. K. K., në dalje të RSH-së, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Shtuar më 13/01/2020, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori