40 vjeçari i ngacmoi gruan, 36 vjeçari plagoset me mjete të rënda
Një 40 vjecar ka përfunduar në prangat e policisë në Skrapar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 24 vjecare dhe ka plagosur me mjete të rënda, bashkëshortin e saj, 36 vjec.

Mësohet se pasi 40 vjecari ka ngacmuar të renë, dhe më pas ajo ka njoftuar bashkëshortin.

Njoftimi nga Komisariati i Policisë Skrapar

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal 40 . /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2018, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori