1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
4 u dërguan në spital, minatorët akoma në protestë edhe në mes të shiut
Kanë nisur protestën që në pikë të mëngjesit, por minatorët nuk kanë ndërmend të ndalen.

Ata kërkojnë me ngulm një përgjigje nga Kryeministri se deri kur do të miratohet statusi i minatorëve.

Të paktën 300 minatorë kanë qenë të pranishëm në protestë, ndërkohë që raportohet se 4 persona kanë përfunduar në spital.

Grupimi vazhdon të qëndrojë ende edhe në këtë orë në mes të shiut para godinës së Këshillit të Ministrave.

Ata shprehen se nuk do të lëvizin nga vendi pa dalë Kryeministri Rama për të na dhënë përgjigje për statusin. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2018, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori